Aktori i njohur Chris Hemsworth tërhiqet nga aktrimi!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori i njohur Chris Hemsworth tërhiqet nga aktrimi!

Së fundmi aktori Chris Hemsworth ka njoftuar se do të bëjë një pushim nga aktrimi, pasi mësoi se ka një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit. Ylli i “Thor” i mori këto të dhëna gjatë xhirimeve të serialit dokumentar, “Disney+ Limitless”, gjatë të cilit ai bëri disa teste të caktuara. Me këtë rast, mësoi se ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna dhe një nga babai, gjë që e bën atë 8 deri në 10 herë më të rrezikuar për ta zhvilluar sëmundjen.

Aktori ka thënë se testet konfirmuan “frikën e tij më të madhe”, duke shtuar se tani planifikon të ndërmarrë hapa parandalues për të mos e lejuar zhvillimin e sëmundjes. Sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i zakonshëm i demencës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda të kujtesës, konfuzion dhe probleme komunikimi.

Rikujtojmë, se sezoni i katërt i “The Witcher” tani do të ketë një tjetër aktor protagonist në vend të tij. Fansat e serialit “The Witcher” janë tronditur nga lajmi se aktori kryesor i serialit, Henry Cavill, do të zëvendësohet nga Liam Hemsworth në sezonin e katërt. Cavill do të vazhdojë të luajë Geralt of Rivia në sezonin e tretë të serialit hit, përpara se t’ia ‘dorëzojë’ rolin Hemsworth.

Lajmin e bëri të ditur Netflix ku njoftoi për këtë ndryshim duke ndarë deklarata nga dy aktorët. Megjithatë, lajmi për ndryshimin e kastit është pritur keq nga shumë fansa të serialit, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në rrjetet sociale. Disa madje kërcënuan se do të bojkotojnë “The Witcher” për shkak të kësaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE