Vajza i rrëfeu se përdhunohej që fëmijë, shqiptari vret kunatin në Greqi!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza i rrëfeu se përdhunohej që fëmijë, shqiptari vret kunatin në Greqi!

Krim në një familje shqiptare në Greqi. Një 50-vjeçar vrau me armë zjarri kunatin, vëllanë e gruas së tij. Ngjarja që i kushtoi jetën 33-vjeçarit ndodhi në Volos. Më pas, autori dorëzoi armën e gjahut në polici dhe rrëfeu krimin. Sipas deklaratës, vajza e tij nga martesa e parë ishte përdhunuar nga viktima, që fëmijë e shantazhohej me publikimin e videove nga abuzimi seksual. Autoritetet greke vijojnë hetimet.

Fatmir Talellari tregoi se qëlloi për vdekje Erjon Pelivanin, pasi vajza e tij nga  i rrëfeu se prej moshës 9-vjeçe dhunohej seksualisht nga 33-vjeçari.

Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivanit, madje kohët e fundit ai e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime. Pasi vajza i tregoi të atit, ky i fundit bleu një armë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i kërkonte vëllait të saj që ta ndihmonte për një punë.

Kur dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas dëshmisë së autorit, forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare, që ka përjetuar dhunë të vazhdueshme seksuale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE