E konfirmojnë dhe në Itali, Broja tek Interi nëse Sanchez largohet! Ja kush është opsioni tjetër nëse nuk arrihet te Broja…

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Armando Broja është mjaft i përfolur gjatë kësaj periudhe merkatoje se ku do ta vazhdojë karrierën e tij, ku ofertat nuk mungojnë për sulmuesin. Edhe pse trajneri Pochettino disa ditë më parë, në një konferencë për mediat foli për rëndësinë e Brojës në ekipin londinez.Duket se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër një për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit. Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës. “Inter News” raporton se nëse Sançez largohet, atëherë do të fillojnë tratativat për Brojën në formën e huazimit. Gjithsesi gjërat duhet të lëvizin shpejtë për Interin, pasi një klub nuk mund të huazojë më shumë se 7 lojtarë në një merkato, teksa Chelsea ka lëvizur tashmë me këtë fushatë. Nëse nuk arrihet Broja, Interi do të tentojë sulmuesin e Manchester Junajtid, Antony Martial i cili është një dëshirë e vjetër në klubin zikaltër. 28-vjeçari francez nuk është më në planet e Ten Hag dhe “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të, teksa më e avancuar për shërbimet e Martial duket se është Fenerbahçe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE