Gara presidenciale në SHBA, republikani Chris Christie lë garën për të siguruar kandidaturën!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gara presidenciale në SHBA, republikani Chris Christie lë garën për të siguruar kandidaturën!

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie i dha fund kandidimit për president, përpara fillimit të votimeve paraprake brenda Partisë Republikane ndërsa favorit është Donald Trump, i cili pas humbjes në presidencialet e 2020-ës përballë rivalit demokrat, Joe Biden synon futjen në garën e 2024-ës për t’u rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Qëllimi im, kurrë nuk ka qenë të jem thjesht një zë kundër urrejtjes e ndasive, si dhe egoizmit që ka arritur partia jonë nën drejtimin e Donald Trump-it. E kam thënë gjithnjë se nëse do të vinte momenti në këtë garë kur nuk do të shikoja mundësinë e arritjes së këtij qëllimi, atëherë do të largohesha. Eshtë e qartë për mua sot se nuk ekziston mundësia e marrjes së emërimit, ndaj po ndërpres fushatën time për president të Shteteve të Bashkuara.

Largimi nga gara vjen si surprizë, pasi suksesin e fushatës së tij, Christie e bazonte te zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër, të cilat mbahen pas vetëm dy javësh. Deri të martën në mbrëmje, ai këmbëngulte se nuk kishte ndërmend të dilte nga gara, duke vazhduar ta paraqiste veten si të vetmin kandidat me vullnetin për t’u përballur me ish-presidentin.

Por, Christie përballej me një realitet të vështirë. Anketimet e bëra nga CNN/UNH javën e fundit në Nju Hempshër treguan se katër në dhjetë votues të mundshëm republikanë do të votonin për Trump-in, megjithë ngushtimin e avantazhit të tij. Tashmë një e treta e tyre mbështet kandidaten Nikki Haley.

Aleatët e Haley-t, si dhe të tjerë republikanë anti-Trump i patën bërë thirrje Christie-t që të dilte nga gara, duke shpresuar se një pjesë e madhe e mbështetësve të tij do të kalonin në mbështetje të Nikki Haley-t. Kështu, asaj i jepej një shans më i madh përballë ish-presidentit Trump, i cili vazhdon të jetë favoriti kryesor.

Në anketimin në Nju Hempshër, ku Christie rezultoi me 12% mbështetje, tregohet se rreth dy të tretat e mbështetësve të tij do të përzgjidhnin zonjën Haley si kandidaten e dytë më të preferuar. Christie pati hyrë në garë si kritiku më i ashpër i ish-presidentit Trump. Ai i paralajmëroi votuesit të mos ia japin emërimin një kandidati ndaj të cilit janë ngritur katër padi penale e mund të dënohet deri në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Gjithashtu tha se Trump do të humbiste përballë presidentit Joe Biden, i cili duket se do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokrate.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51335 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE