I cilësuar si një ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, “The Sopranos” mbush 25 vjeç!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I cilësuar si një ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, “The Sopranos” mbush 25 vjeç!

“The Sopranos” ka mbushur 25 vjeç. Në 10 janar 1999, serial i famshëm debutoi dhe revolucionarizoi historinë e televizionit. Një cerek shekulli pas episodit të parë të transmetuar nga rrjeti HBO, seriali i cili zgjati gjithsej shtatë sezone të transmetuara në tetë vjet u fokusua në ngjarjet e Tony Sopranos interpretuar nga i ndjeri James Gandolfini, i cili vdiq nga një atak në zemër në moshën 51 vjeçare në vitin 2013 ndërsa ishte me pushime në Romë, bosi i mafies italo-amerikane nga New Jersey dhe familja e tij, paraardhësit italianë të të cilëve ishin me origjinë nga Avellino. Filmi mbetet më i shpërblyeri ndonjëherë, duke arritur rreth 87 çmime, përfshirë 5 Golden Globes dhe 21 Emmys por jo vetem.

Kritikët e kanë cilësuar si një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Episodi i fundit, i transmetuar në mbrëmjen e 10 qershorit 2007, regjistroi rreth 12 milionë shikues. “The Sopranos” nuk është as komedi, as dramë. Është historia e një njeriu që mund të konsiderohet një antihero. Toni është një 40-vjeçar i dëshpëruar, i cili hyn në terapi për t’i shpëtuar sulmeve të panikut të shkaktuara nga një nënë toksike, një punë stresuese, një familje e rëndë dhe vështirësia e përgjithshme për të jetuar në një botë me tradita të shkatërruara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE