Izraeli nën akuzë për gjenocid në Gaza, sot beteja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli nën akuzë për gjenocid në Gaza, sot beteja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë!

Një betejë ligjore nëse lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza përbën gjenocid, hapet sot në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara, me seanca dëgjimore. Afrika e Jugut iu bëri thirrje gjyqtarëve që të urdhërojnë pezullimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Izraelit, që i mohon plotësisht akuzat për gjenocid.

Ishte pikërisht Afrika e Jugut që e dërgoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “gjenocid”. Gjykata ka vendosur t’ia shqyrtojë kërkesën sot dhe nesër e çështja mund të zgjasë disa vjet.

Izraeli i konsideron “të padrejta” e “të njëanshme” gjykatat e OKB-së dhe ato ndërkombëtare. Por, po dërgon një ekip të fortë ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të mbrojtur operacionin ushtarak të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.

Seancat dëgjimore paraprake fillojnë me avokatët e Afrikës së Jugut për t’iu shpjeguar gjyqtarëve arsyen e akuzave ndaj Izraelit për “veprime dhe mosveprime me karakter gjenocidi” në luftën në Gaza. Seanca e hapjes do të përqendrohet në kërkesën e Afrikës së Jugut që gjykata të vendosë urdhra të përkohshëm detyrues, duke përfshirë ndalimin e fushatës ushtarake të Izraelit. Një vendim mund të marrë disa javë.

Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 23.200 palestinezë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Rreth dy të tretat e të vdekurve janë gra dhe fëmijë.

Në sulmin e 7 tetorit militantët palestinezë vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. Ata rrëmbyen afro 250 të tjerë, gati gjysma e të cilëve janë liruar.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e hodhi poshtë procesin.

Eshtë veçanërisht e hidhur, duke pasur parasysh se ata që po sulmojnë Izraelin. Hamasi, Hezbollahu, Huthit, si dhe mbështetësi i tyre Irani vazhdojnë të bëjnë thirrje për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve.

Gjykata botërore, e cila vendos për mosmarrëveshjet midis kombeve, kurrë nuk e ka gjykuar një vend si përgjegjës për gjenocid. Rasti i fundit ishte në vitin 2007 kur vendosi se Serbia “shkeli detyrimin për të parandaluar gjenocidin” në masakrën e korrikut 1995 nga forcat serbe të Bosnjës ndaj më shumë se 8.000 burrave dhe djemve të Srebrenicës.

Afrika e Jugut do të ketë vështirësi për të kapërcyer pragun, për të provuar gjenocidin. Nuk është thjesht një çështje e vrasjes së një numri të madh njerëzish. Duhet të ketë një qëllim për të shkatërruar një grup njerëzish (të klasifikuar sipas racës ose fesë për shembull) tërësisht ose pjesërisht, në një vend të caktuar.

Në një dokument të detajuar prej 84 faqesh që nis çështjen në fund të vitit të kaluar, Afrika e Jugut pretendon se Izraeli e ka demonstruar këtë qëllim. Izraeli u përgjigj duke këmbëngulur se vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe se i fokuson veprimet e tij ushtarake vetëm kundër Hamasit, duke shtuar se banorët e Gazës nuk janë armiq.

Shteti hebraik pohoi se vepron për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në territor.

Një konventë e gjenocidit u hartua në vitin 1948 pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjeve të gjashtë milion hebrenjve në Holokaust. Si Izraeli ashtu edhe Afrika e Jugut, janë nënshkrues.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE