“Na e mbaj kupën në Shkodër”, Jul Deda tregon nëse do jetë pjesë e Big Brother Vip

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Na e mbaj kupën në Shkodër”, Jul Deda tregon nëse do jetë pjesë e Big Brother Vip

Jul Deda është një nga personazhet e njohur që thuhet se do të jetë pjesë e Big Brother Vip këtë edicion.

Mëngjesin e sotëm ai ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e tij live në instagram, teksa drejtonte automjetin në rrugët e kryeqytetit.

Një nga komentuesit i kërkoi të mbajë kupën e Big Brother Vip në Shkodër, pas fitores së Luiz Ejllit në edicionin e shkuar.

Juli nuk dha asnjë përgjigje konkrete, por as nuk i mohoi lajmet në media duke kërkuar nga ndjekësit të presin edhe dy ditë për ta vërtetuar vetë nëse do jetë apo jo në BBV.

Aktori ka postuar gjithashtu një foto në InstaStory, ku shkruan, “Loading”, duke lënë të kuptohet se diçka po vjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49233 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE