Nën akuzë për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh, nis seanca paraprake për Vangjush Dakon!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nën akuzë për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh, nis seanca paraprake për Vangjush Dakon!

Nisi seanca paraprake gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon dhe të akuzuarit e tjerë për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Çështja ka si relatore të gjykimit paraprak gjyqtaren antikorrupsion, Fjorela Davidhi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, pas 6 muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi kërkesën për të kaluar në gjyq çështjen e ish-kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe 10 presonave të tjerë, të cilët po ashtu akuzohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Akuza ndaj Dakos dhe 10 personave të tjerë lidhet me dy episode, i pari ka të bëjë me pallatin 11 katësh që sipas SPAK-ut, ndërtimi i tij në vitin 2011 ishte tej çdo kriteri, kushti teknik dhe në paligjshmëri, çka e ktheu ndërtesën të rrezikshme për t’u banuar.

Për shkak të këtyre shkeljeve të kryera edhe nga të dyshuar të tjerë inxhinierë, kolaudues e administratori i firmës, pallati u dëmtua lehtësisht nga tërmeti. Mes dhjetëra shkresave të sekuestruara, SPAK-u veçon tre dokumente të firmosura nga ish-kryebashkiaku, në njërën prej të cilave urdhëronte pezullimin e punimeve në objektin në fjalë dhe në tjetrën miratohej zbardhja e lejes dhe diçka e tillë, sipas SPAK-ut “provon dijeninë e ish zyrtarit lokal”.

Edhe për episodin e dytë mbi projektin “Promenadë Bregdetare” SPAK-u thekson se hartua me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milion lekësh, shumë për të cilën në fillim Bashkia Durrës hapi proces ndaj firmës, por më pas juristi i caktuar nga ish-kryebashkiaku u tërhoq nga gjykimi. Bashkia Durrës pavarësisht dëmit të konstatuar edhe nga KLSH-ja kreu likuidimin financiar ndaj subjektit privat.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE