“Nuk na e japin stadiumin se jemi arabë…“ Presidenti i Paris Saint Germain akuzon bashkinë e Parisit!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Messi e akuzoi se PSG nuk i bëri ceremoni kur ai fitoi botërorin, vjen reagimi i presidentit të klubit francez!

Klubi PSG është në qëndër të lajmeve kryesore ditët e fundit, që nga hetimi për Topin e Artë deri në lajmet për largimin e Kylian Mbappe nga klubi francez. PSG kërkon prej kohësh që stadiumi “Parc Des Princes” të kthehet përfundimisht në shtëpinë e skuadrës parisiene dhe të mos jenë thjesht “qiraxhinj.” Por Bashkia e Parisit, e drejtuar nga Ane Hidalgo, vazhdon t’i rezistojë kërkesave te pronarëve nga Katari. Kjo ka shtyrë presidentin Naser Al Khelaifi që të bëjë një ultimatum publik.

Ai kërkon që të blejë stadiumin për ta modernizuar dhe për t’i rritur kapacitetin, mënyrë për të rritur njëkohësisht të ardhurat, por Bashkia refuzon t’ia kalojë në pronësi të plotë klubit. Ndaj Al Khelaifi bëri akuza të rënda duke folur për “RMC SPORT”. “Nuk na e shesin pasi jemi arabë, jemi nga Katari. Është shumë e rëndë kur e them këtë”, deklaroi ai. Më pas, për “L’Equipe”, drejtuesi bëri ultimatumin e tij. “Duhet të gjejmë zgjidhje në tre muaj, përndryshe do të largohemi nga ai stadium. Kemi plane të tjera, kemi tre variante, do t’i shihni atëherë”, tha ai duke u shpallur praktikisht luftë autoriteteve lokale parisiene.

Rikutojmë se ditën e djeshme, Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka shpjeguar pse Lionel Messi nuk u lejua të parakalonte trofeun e tij të Kupës së Botës në Parc des Princes pasi Argjentina fitoi titullin e shumëpritur në Katar. Al-Khelaifi beson se meqenëse Argjentina e Messit mundi Francën e Kylian Mbappe në finale, festimi nuk do t’u shkonte mirë tifozëve në Paris.

Për mua, siç thashë, nëse dikush flet për faktin se ne nuk e festuam mjaftueshëm pasi ai fitoi Kupën e Botës, ne jemi në Francë dhe ai mundi Kylian Mbappen. Ne jemi një klub francez. Unë nuk e bëj këtë.” Edhe dëshironi që i gjithë stadiumi të jetë kundër tij. Unë mendoj se duhet ta respektojmë atë. Ne flasim kur jemi këtu, jo kur jemi atje. Unë kam shumë respekt për të, por nëse dikush dëshiron të flasë keq për PSG-në pasi është larguar nga klubi, kjo nuk është mirë. Kjo nuk është respekt.  Ai nuk është njeri i keq, por nuk më pëlqen. Komenti im nuk vlen vetëm për të, por për të gjithë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE