Rreth 3 muaj pas vdekjes së Matthew Perry-t, mbyllen hetimet rreth vdekjes së aktorit!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rreth 3 muaj pas vdekjes së Matthew Perry-t, mbyllen hetimet rreth vdekjes së aktorit!

Hetimet rreth ndarjes nga jeta të aktorit Matthew Perry janë mbyllur. Hetuesit nuk do të shqyrtojnë më çështjen tre muaj pasi aktori i Friends u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Rasti i tij me Ekzaminuesin Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit tani është gjithashtu i mbyllur, sipas të dhënave në internet të shqyrtuara nga E!News.

Vdekja e Perry u përcaktua se ishte shkaktuar nga “efektet akute të ketaminës”. Faktorët kontribues u renditën si mbytja, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, një ilaç që përdoret zakonisht për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve. Nuk kishte prova të alk00lit, metamfetaminës, k0kainës, heroinës, PCP ose fentanilit në sistemin e Perry-t, sipas raportit.

Edhe pse prej vitesh Perry pretendonte se ishte pastruar tashmë nga substancat, rezultoi se i ndjeri nuk hoqi dorë kurrë nga abuzimi me substancat e ndaluara. Mail Online, duke cituar një burim të afërt me aktorin e ndjerë, raportoi se aktori takonte vajza përmes aplikacionit Raya dhe u kërkonte atyre që ta furnizonin me Oxycontin, një qetësues i fuqishëm opioid, ndaj të cilit aktori ishte i varur. Burimi pohon se:

Ai takonte vajza në aplikacionet e njohjeve dhe u kërkonte që t’ia sillnin. Kishte një grup vajzash të moshës 21-25 vjeçe që i njihte përmes Raya-s. Kur takoheshin, ato i jepnin pilulat kryesisht Oxycontin. Gjithashtu, ai kishte një lloj “rrjeti” të të dashurave të tij të vjetra, të cilat i jepnin drogë ilegale. U thoshte vajzave se i duheshin ilaçet për të qetësuar dhimbjen. Në fund, nëse nuk arrinte që t’i bindte, do të ndahej me ta dhe do të kalonte në tjetrin.

Rikujtojmë, se roli i Perryt në “Friends” e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë. Seriali u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, duke fituar çmimin Emmy më 2002 për serialin komik më të mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48728 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE