Brenda këtij viti në Kinë do të nisë testimin në terren treni më i shpejtë në botë!

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Brenda këtij viti në Kinë do të nisë testimin në terren treni më i shpejtë në botë!

Kina ka bërë me dije sa gjatë vitit 2024 do të nisë testimin në terren të trenit të saj më të ri, i cili pritet të ketë shpejtësinë më të madhe ndonjëherë. Treni do të operojë për qëllime komerciale dhe sipas parashikimeve është dizenjuar që të arrijë një shpejtësi deri në 400 km në orë. Për momentin, treni më i shpejtë që Kina ka në dispozicion ecën deri në 350 km në orë.

Synimi i këtij projekti ambicioz është shkurtimi i kohës së udhëtimit nga Pekini në Shanghai nga 4 orë në 2 e gjysmë. Sipas parashikimeve, ky tren do të hyjë në operim të plotë brenda vitit 2025. Rikujtojmë gjithashtu se Kina ka ndëruar së fundmi një linjë treni me shpejtësi të lartë 277 kilometra përgjatë bregdetit juglindor, që lidh qytetet Zhangzhou, Xiamen dhe Fuzhou, që të tre në provincën Fujian. Shpejtësia maksimale e trenave përgjatë kësaj rruge është 350 kilometra në orë.

Treni i parë në këtë linjë bëri rrugën e parë më 28 shtator, duke u nisur nga Fuzhou, kryeqyteti i provincës, në orën 9:15 me orën lokale. Hekurudha e re aktualisht ka 84 ura dhe 29 tunele, plus 20 km rrugë që kalon mbi det, duke e bërë atë trenin e parë me shpejtësi kaq të lartë, mbi ujë në vend.

Ndërkaq, së fundmi në Japoni është duke u zhvilluar treni me shpejtësi rrufe, SC Maglev L0 Series, që në prova arriti 603 km/h dhe do të operojë në vitin 2027. Ai është prezantuar nga Mitsubishi 12 vjet më parë, në vitin 2011. Treni është planifikuar të ecë me një shpejtësi maksimale prej 500 km/h, duke ofruar kohë udhëtimi prej 40 minutash midis Tokios dhe Nagoya dhe 1 orë e 7 minuta midis Tokios dhe Osakës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE