“Ferma VIP” nis së shpejti, Elvana Gjata pjesë e reality show-t?

vovalbania January 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ferma VIP” nis së shpejti, Elvana Gjata pjesë e reality show-t?

Duket se “BBVIP” nuk është reality show i vetëm që do shoqërojë ditët e publikut shqiptar këto kohë, teksa ashtu sic kemi palajmëruar prej disa kohësh.

Producentja Holta Dulaku po bëhet gati që të sjellë në ekranin e Vizion Plus, “Ferma VIP”, një program mjaft i njohur nisur nga formati italian “La Fattoria”, e që premton mjaft surpriza.

Megjithatë, nëse deri më tani gjërat e vetme që dimë në lidhje me programin e ri, janë disa detaje mjaft të vogla që vetë Holta apo televizioni kanë ndarë në rrjetet sociale, ndërsa paralajmërojnë nisjen e reality show-t, njerëzit kanë nisur me aludimet e para në lidhje me protagonistët që mund të shohim në këtë format.

Së fundmi, nisur nga një postim në rrjetet sociale i producentes, e cila njihet sidomos për prodhimin e “Dancing With the Stars”, ndjekësit e saj mendojnë se një nga personazhet e “Fermës” mund të jetë Elvana Gjata. Përse? Sepse Holta ka zgjedhur pikërisht momentin kur vite më parë, Elvana shpallej kampione e “Dancing”, një prej garave më të ndjekura në televizionin shqiptar dhe bashkangjitur me këtë postim falenderon gjithë skuadrën e saj, teksa duket se i motivon për nisjen e reality show-t të ri, që premton gjëra mjaft interesante.

Po pse pikërisht Elvanën?

Njerëzit mendojnë se producentja po na lë të kuptojmë se këngëtarja mund të jetë pjesë e aventurës së re, dicka që do “thyente” barrierat hermetike të vetë artistes, por edhe të reality show-ve. Ose ndoshta mund të jetë pjesë e ekipit të saj në këtë program, fundja në postim e kishte përfshirë si të tillë.

Sido që të jetë, me Elvanën (e cila është e angazhuar edhe në një serial që publikohet së shpejti, por edhe në film), ose pa Elvanën, “Ferma” premton shumë dhe ne mezi presim ta shohim!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49897 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE