Aksidenti me 7 të plagosur në Levan-Tepelenë, policia jep detaje/4 të mitur të lënduar!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidenti me 7 të plagosur në Levan-Tepelenë, policia jep detaje/4 të mitur të lënduar!

Policia dha detaje sa i përket aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Levan-Tepelenë, me pasojë shtatë të plagosur, mes tyre katër të mitur nga përplasja e dy makinave. Të lënduar mbetën dy drejtuesit, si dhe pasagjerët e automjeteve të moshave 2, 9, 10, 12 e 18-vjeç.  Për fat të mirë, të gjithë janë jashtë rreziku për jetën.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet: 

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan”  me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Burime për Top Channel bënë të ditur edhe se pesë persona u dërguan për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, mes të cilëve një prej fëmijëve. I mituri, në gjendje më të rëndë shëndetësore u fut në sallën e operacionit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE