Loredana nuk mund të rrijë asnjë sekondë pa Karim Adeyemi!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana nuk mund të rrijë asnjë sekondë pa Karim Adeyemi!

Loredana është një nga reperet më të dashura për publikun. Ajo është e njohur në Shqipëri por gjithashtu edhe në Gjermani për hitet e saj të cilat numërojnë miliona shikime në YouTube. Para pak javësh ajo ka bërë publike lidhjen e saj me futbollistin e njohur të skuadrës Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, i cili është vetëm 21 vjeç.

Ajo ka postuar në Instagram një foto ku është duke folur me të dashurin e saj me video call, të cilën e shoqëron me një zemër të kuqe, teksa mesa duket këngëtarja nuk rri asnjë sekondë pa të. Ata duken shumë të lumtur edhe të dashuruar krahë njëri-tjetrit.

Kujtojmë se Loredana ka qënë në një lidhje me reperin e njohur kosovar Mozzik, me të cilin ajo ka një vajzë që quhet Hana. Ata kanë disa vite të ndarë nga njëri-tjetri, por kjo nuk do të thotë se Hana rri me mamanë e saj dhe nuk ka raporte me të atin.

Mozzik ndan shumë momente me vajzën e tij në Instagram kur ata janë së bashku, ku duken shumë të lumtur. Vetë reperi ka thënë në një intervistë se vajza e tij i ngjan shumë Loredanës dhe ai ndihet shumë krenar për këtë gjë. Ai i ka kushtuar dhe një këngë vogëlushes së tij me titull “Të dua” ku i shpreh dashurin dhe gjithashtu i jep një mesazh të bijës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE