Dëshmia tronditëse mbi vrasjen e shqiptares në Greqi: Nuk e dija që ajo ishte shtatëzënë

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dëshmia tronditëse mbi vrasjen e shqiptares në Greqi: Nuk e dija që ajo ishte shtatëzënë

Ngjarja e rëndë e disa ditë më parë në Greqi, ku u vra shtetasja Georgia Murati, bashkëpunëtori i 39-vjeçarit, ka dhënë

dëshmi tronditëse në mesditë para trupit gjykues, ku u paraqit për të mësuar masën e sigurisë.

Ai tha se nuk e dinte që bashkëjtuesi i shqiptares do ta vriste atë, megjithatë pas krimit kishte marrë pjesë në ngarkimin e trupit të pajetë, në një makinë për ta fshehur.

“Ai më tha se do të inskeonin një grabitje. Kur hym në shtëpi, mori thikën dhe më tha që të ikja te makina. Pastaj erdhi disa minuta më vonë duke më thënë që e kishte vrarë dhe i duhej ndihmë për ta ngarkuar në makinë. U tremba dhe e ndihmova. Nuk e dija që ajo ishte shtatëzënë. Kur e mësova, erdha vetë në polici dhe dëshmova çfarë kishte ndodhur”, u shpreh ai.

Vajza shqiptare u vra disa ditë më parë nga bashkëjetuesi i saj, i cili kishte një të shkuar të errët sa u përket krimeve ndaj personit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE