Turistët italianë u arratisën pa paguar, kryeminstrja Meloni: Turp! Do t’i paguajmë llogarinë në restorant!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turistët italianë u arratisën pa paguar, kryeminstrja Meloni: Turp! Do t’i paguajmë llogarinë në restorant!

Në Vlorë ku qëndroi e ftuar nga homologu Edi Rama, kryeministrja e Italisë mësoi për atë që kishte ndodhur në Berat ku katër turistë italianë u larguan nga restoranti në të cilin darkuan, pa paguar. Madje, bëhet e ditur se Giorgia Meloni vlerësoi reagimin e pronarit, i cili uroi që turistët të bënin ndonjë gjë të mirë me paratë që nuk paguan.

Dhe jo vetëm kaq, shefja e qeverisë së Romës porositi ambasadorin italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci që të kontaktojë restorantin e të bëjë pagesën e munguar.

Edhe kryeministri Rama në intervistën dhënë për La Stampa, tregoi se Meloni i kërkoi ambasadorit italian të paguajë faturën se sipas tij, “Italia nuk mund ta humbasë kështu respektin”.

Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk u fol veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat, pa paguar. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën. Ajo bërtiti dhe urdhëroi ambasadorin: Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu.

Ndërkaq, pamjet e marra nga një kamera e sigurisë pranë restorantit dhe që fillimisht u shpërndanë në mediat shqiptare e në Tik Tok, tashmë janë në faqet e para dhe të shumë mediave të rëndësishme në vendin fqinj.

Kryeministrja Giorgia Meloni u largua mbrëmë në orën 23.30 me tragetin Prince drejt Brindizit në Itali, pasi për tre ditë qëndroi e ftuar në rezidencën qeveritare nga kryeministri Edi Rama. Bashkë me Melonin ishin dhe familjarët e saj përfshirë vajzën e mitur.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Giorgia Meloni u tregua shumë e rezervuar sa i përket shfaqjes në publik dhe përveç një udhëtimi me varkë në Karaburun, doli vetëm pasditen e djeshme në rrugët e qytetit bregdetar jugor. Në një lokal konsumoi një kafe me kryeministrin Rama e më pas vizitoi Konsullatën italiane. Gjatë shëtitjes u takua me disa dhjetëra italianë që gjatë këtyre javëve kanë pushtuar Vlorën duke e zgjedhur si vendin për të kaluar pushime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE