Në finale do të kenë përballë Real Madridin, ja çfarë thotë mesfushori katalanas…

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fitojnë katalanasit, do të kemi një përballje Real Madrid – Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës!

Barcelona duke së është rikthyer në rrugën e duhur pasi ka triumfuar përballë Osasunës me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Levandovski dhe Lamin Jamal në pjesën e dytë ishin ata që vendosën fatin e këtij takimi, me Osasunën që provoi deri në fund të luftonte, por pa arritur të bënte surprizën e mbrëmjes, teksa ishin katalanasit ata që dominuan takimin. Kështu Barcelona shkon në finalen e Superkupës së Spanjës, aty ku do të ketë një “Klasike” me Realin e Madridit, me këtë të fundit që mundi Atletikon në gjysmëfinalen tjetër

Frenki De Jong është shpallur njeriu i ndeshjes në fitoren 2-0 të Barcelonës në gjysmëfinale kundër Osasunës. Holandezi ka qenë regjisori i lojës së katalanasve, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse. Ai ka folur pas takimit, duke iu përgjigjur dhe ngacmimeve të gazetarëve në lidhje me faktin që Barcelona kishte harruar të fitonte me më shumë se një gol diferencë.

“Është e vërtetë, ishte kthyer në një problem dhe temë diskutimi mes nesh. Kishte shumë kohë që nuk fitonim me më shumë se një gol. Në fund ia dolëm duke bërë dhe një ndeshje serioze. Pjesa e parë nuk ishte aq e mirë, por në pjesën e dytë kemi dominuar tërësisht.”

De Jongu ka komentuar dhe finalen e së dielës kundër Realit të Madridit.

“Edhe ne kemi shpenzuar energji, sepse Osasuna nuk ishte e lehtë. Por kemi dy ditë për të rikuperuar dhe më pas në fushë kundër Realit. Do të jetë vërtet bukur.” 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49402 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE