Sjellje e pahijshme ndaj klientëve, gjobitet eBay!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sjellje e pahijshme ndaj klientëve, gjobitet eBay!

eBay ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 3 milionë dollarësh ndaj klientëve, të cilët thuhet se janë ngacmuar nga vetë punonjësit e kompanisë. Zyra e prokurorit të SHBA-së në Massachusetts, thotë se Jim Baugh dhe gjashtë punonjës të tjerë të eBay udhëhoqën një fushatë për të frikësuar çiftin Ina dhe David Steiner. Aktet e frikësimit përfshinin dërgimin e insekteve të gjall  dhe një kurorë funerali.

Gjithashtu, Baugh dhe bashkëpunëtorët e tij instaluan një pajisje gjurmuese në makinën e çiftit. Menjëherë pas konfirmimit të incidentit, punonjësit e akuzuar u larguan nga puna. Avokatët e Baugh, thanë se veprimet e tij kanë rrjedhur si pasojë e presionit nga ish-CEO i eBay, Devin Wenig, i cili mohoi të ketë njohuri për fushatën e bullizimit. Ndërkaq, në vitin 2022 Baugh ishte dënuar me gati 5 vite burg.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE