Kosovë/ Qeveria miraton vendimin, mesuesit që protestuan do të paguhen edhe për muajin shtator!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kosovë/ Qeveria miraton vendimin, mesuesit që protestuan do të paguhen edhe për muajin shtator!

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit që ishin në grevë. Kjo është konfirmuar nga Sazan Ibrahimi, zyrtar për media i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Greva në sektorin publik të Kosovës u pezullua deri në janar të vitit 2023, por sindikalistët kanë thënë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në grevë nga 25 gushti ishin punëtorët e administratës publike në nivel lokal dhe qendror, së bashku me punëtorët e arsimit.

Sindikalistët kërkuan nga 100 euro për punëtor për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Por, Qeveria publikoi një pako për ndihmë për shkak të rritjes së inflacionit dhe në të u parapa 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe i njëjti është në procedura të konsultimeve publike. Ai më pas duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend, e më pas të publikohet në Gazetën Zyrtare. Tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ky legjislacion pritet të hyjë në fuqi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48554 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE