Shuhet prezantuesja e parë grua e BBC 1, Annie Nightingale!

vovalbania January 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet prezantuesja e parë grua e BBC 1, Annie Nightingale!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Annie Nightingale, prezantuesja e pare grua në historinë e Radios Britanike BBC 1. Ajo ishte bërë pjesë e stafit të BBC Radio në vitin 1970 si DJ dhe më pas debutoi edhe si prezantuese. Annie Nightingale ishte gruaja e parë dhe e vetme që mbajti rolin e prezantueses radiofonike dhe DJ në BBC Radio 1 për 12 vite.

E ndjera ishte e njohur për shijet e saj në muzikë që përfshinin zhanere të ndryshme. Nightingale ishte e famshme për publikun britanik gjithashtu edhe për rolin e saj si bashkëprezantuese në shfaqjen televizive muzikore The Old Grey Whistle Test. Familja e prezantuese ka deklaruar se ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Londër si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Miqtë dhe familjarët e kanë përshkuar Annie Nightingale si një pioneere e cila la shembullin e saj nëpërmjet punës që bëri. Prezantuesja Radiofonike e BBC njihet edhe për kontributin që ka dhënë në mbështetjen e vajzave dhe grave në fushën e medias.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49236 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE