“Më bën si njishe, ta rregulloj unë ty!” Nisin përplasjet e para në BBV, dy banoret kapen keq me njëra tjetrën

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak orë para nisjes, konfirmohet banorja e dytë e “Big Brother VIP Albania”

Mbrëmë ishte nata e parë e spektaklit të “Big Brother VIP 3”, ama konkurrentët nuk i kanë lënë përplasjet as këtë natë.

Fill pas mbylljes së spektaklit ka qenë Rike Roçi ajo që është kapur me Ilnisën, duke iu drejtuar ashpër se përse i ka qeshur në fytyrë në momentin që e takoi.

Ndërkohë që Rike ishte e acaruar dhe po i drejtohej me fjalët “më kap 5 minutshi po më qeshe në fytyrë“, nga ana tjetër Ilnisa po përpiqej të qetësonte situatën tek po i shpjegonte Rikes se nuk ka bërë asnjë veprim me tendencë.

Mirëpo modelja nuk e ka lënë aty situatën por e ka vazhduar sërish në dhomën e gjumit, tek është shprehur me fjalët “ta rregulloj unë ty, më bën si njishe, ja rregulloj unë njishin kësaj“, fjalë këto që nuk u dëgjuan nga Ilnisa.

Nuk dihet nëse vërtet kjo e fundit ka bërë ndonjë veprim tendencioz, ose kjo është mënyra e Rikes për të krijuar pak zhurmë dhe për të shënjuar territorin e saj në këtë Big Brother.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49375 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE