“Nuk do të shohim ty kur…”/Egla debaton me Julin që natën e parë të BBV3!

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk do të shohim ty kur…”/Egla debaton me Julin që natën e parë të BBV3!

Mbrëmjen e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bën pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri. 

Edhe pse ishte nata e parë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk kanë munguar debatet. Shkak është bërë ndërrimi i Julit në dhomën e gjumit, gjest të cilin duket se aktorja Egla Ceno nuk e ka pëlqyer, duke i kërkuar të ndërrohet në banjë. Ajo ka hasur në rezistimin e Julit, i cili i ka thënë se do ndërrohet ku të dojë.

Egla: Po si mund të ndërrohesh, ne çuna dhe goca jemi komunitet tani

Juli: Po s’dua të shkoj në banjë, mbylli sytë

Egla: Ku ka s’dua mër burrë, është mungesë respekti mër Jul

Juli: Po ça të bëj unë ty më vlla, ça problemi ke

Egla: Neve gocave nuk do na shohësh ndonjëherë duke ndërruar brekët në dhomën e gjumit, ndërkohë që jetojmë në komunitet. S’dua as unë të shoh këmbët e tua, as ti të miat

Juli: Po s’po ndërroj brekët, dil andej mos shif

Egla: Po pse më do çohem unë nga krevati kur të ndërrohesh ti e

Juli: Po mos u ço më vlla. Fillove ti që sot, a do na lesh rehat

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE