Tërmeti në Lushnjë, një viktimë/Dyshohet se u rrëzua në çastet e panikut, humbi jetën një 20-vjeçar!

vovalbania January 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmeti në Lushnjë, një viktimë/Dyshohet se u rrëzua në çastet e panikut, humbi jetën një 20-vjeçar!

Një i ri, në spektrin e autizmit humbi jetën në fshatin Çinar të Njësisë Administrative Fiershegan të Lushnjes, pas tërmetit të orëve të para të ditës së sotme, por rrethanat mbetet të sqarohen. Viktimë mbeti Daniel Rika. Sipas familjarëve, 20-vjeçari ishte në gjumë kur ra tërmeti dhe i trembur, tentoi të largohet nga banesa për shkak të lëkundjeve sizmike. Nga nxitimi, aksidentalisht u rrëzua në shkallët e shtëpisë, çka rezultoi fatale e fatkeqësisht ndërroi jetë.

Por një tjetër version jep policia, duke deklaruar se 20-vjeçari u gjet i pajetë në dhomën e tij e se gjeti vdekjen për shkaqe natyrale.

Rreth orës 01:40, në banesën e tij në fshatin Çinar, Lushnjë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi D.R., 20 vjeç, i cili është gjetur nga familjarët në dhomën e vet.

Lëkundja me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter u regjistrua më 00:17 minuta e referuar Rrjetit Kombëtar të Monitorimit Sizmik e kishte epiqendrën në Shalës të Elbasanit, në thellësinë 20.8 km. Ndërsa lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit, përfshirë Lushnjen, Tiranën, Durrësin, Beratin e Fierin, krahas Elbasanit,

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE