Ka vetëm 5.000 të tillë në botë, ju njohim me racën e qenve Lancashire Heeler!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka vetëm 5.000 të tillë në botë, ju njohim me racën e qenve Lancashire Heeler!

Lancashire Heeler është qeni i vogël me buzëqeshjen më të madhe dhe ka vetëm 5.000 të tillë në botë. Lancashire Heeler e ka origjinën nga Britania e Madhe, ku konsiderohet një “racë shtëpiake e brishtë”. I vogël në shtat, aktiv dhe i njohur për buzëqeshjen e tij të gjerë Lancashire Heeler është një nga racat më të reja të qenve të njohur së fundmi nga Shoqata Kinologjike Amerikane.

Kjo organizatë njoftoi se kjo racë e rrallë e qenve tashmë njihet zyrtarisht, duke lejuar që të marrë pjesë në shfaqje në të gjithë SHBA-në. Raca Lancashire Heeler ka një trup të gjatë dhe qime të shkurtra, zakonisht në një kombinim ngjyrë të zezë dhe ngjyrë kafe.

Ky qen ka një trup të fortë dhe mesatarisht një qen i tillë peshon 7.7 kilogramë. Ky qen dikur ishte ndihmë në fermë, ku gjuante brejtës. Kjo racë është e guximshme, e gëzuar dhe e dashur me pronarin e saj dhe njihet për buzëqeshjen shumë origjinale. Vitet e fundit, British Kennel Club ka shtuar çdo vit në regjistrin e saj rreth 120 Lancashire Terrier, ndërsa American Kennel Club pretendon se janë vetëm rreth 5000 të tillë në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE