Shtyhet seanca ndaj Erzen Breçanit, transportohet në Spitalin e Burgut!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtyhet seanca ndaj Erzen Breçanit, transportohet në Spitalin e Burgut!

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është duke qëndruar në ambientet e spitalit të Burgut, ku u transportua nga ambientet e paraburgimit. Sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve, Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e avokatëve të Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi pretendojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën.

Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin.

Ndërkohë seanca gjyqësore ndaj tij, e cila ishte caktuar për këtë të martë, është shtyrë për në datën 23 shkurt.

Nga ana tjetër, Erzen Breçani ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.

Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahje te autorit të krimit. SPAK thotë se ka dyshime që Erzen Breçani është përfshirë në pastrim parash, si dhe ka përkrahur autorë krimesh.

Gjykata e Posaçme e Apelit në janar të këtij vitit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë ndaj Erzen Breçanit, Dedan Gjonit, Besmir Muratit dhe Bujar Ajetit, të cilët mbeten në burg, të cilët funskiononin si grup i strukturuar kriminal për trafik droge, pastrim parash.

Zbërthimet e komunikimeve në “Sky” lidhën 11 persona mes policisë krimit dhe ish-zyrtarëve të lartë në trafik droge, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Por asnjë prej pjesëtarëve nuk ishte një emër i panjohur.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE