Nis mes tensionesh seanca plenare/ Deputetët e ‘Rithemelimit’ rrethojnë foltoren, i ‘qetëson’ Himni!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nis mes tensionesh seanca plenare/ Deputetët e ‘Rithemelimit’ rrethojnë foltoren, i ‘qetëson’ Himni!

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, deputetët e Rithemelimit e kanë nisur sërish me tensione seancën e sotme plenare në Kuvend.

Me pankarta në duar dhe me zhurmues, ata rrethuan për një çast foltoren e Kuvendit, derisa u ‘qetësuan’ kur në sallë nisi Himni Kombëtar.

Të pranishëm në seancë janë edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka bërë thirrje vazhdimisht që deputetët të ulen në vendet përkatëse, ndësa ata vijojnë skenarin e kaosit.

Është anuluar fjalimi i presidentit Bajram Begaj para ligjvënësve të Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se si pasojë e kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, është e pamundur që Begaj të mbajë fjalën e tij në Kuvend.

“I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës, për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”- u shpreh Nikolla.

Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në nisjen e sesionit të ri parlamentar nga Sall e Kuvendit, presidenti Bajram Begaj do të japë mesazhin për shqiptarët nga selia e Presidencës në orën 18:00.

Ambasadorët e huaj në Shqipëri i janë bashkuar sot seancës së parë plenare për 2024. Nga lozha e Kuvendit panë  syve grupin e Rithemelimit që u rreshtua para foltores së Kuvendit duke krijuar kaos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE