Puma i habit të gjithë me atletet e reja…

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Puma i habit të gjithë me atletet e reja…

“Puma” është bashkuar sërish me markën franceze “Coperni” për të sjellë dizajnin e këpucëve në “territor të ri të paeksploruar, duke ripërcaktuar kufijtë e modës së drejtuar nga teknologjia.

Ne jemi shumë krenarë për këtë bashkëpunim me “Puma”-n. Është një kthesë e madhe për një stilist që të promovojë atletet e tij të para. Këtë herë markat u fokusuan tek atletet dhe frymëzimi për to ishin këpucët klasike të futbollit Future të “Puma”-s. 90SKR bashkon të gjitha vlerat tona të përbashkëta: inovacionin, minimalizmin dhe veçantinë. Është gjithçka që kemi ëndërruar dhe mezi presim promovimin e pjesëve të reja të “Puma x Coperni” në të ardhmen e afërt.

Rikujtojmë se pak kohë më parë, liga e Serisë A dhe firma “Puma” në mars njoftuan marrëveshjen afatgjatë të sponsorizimit dhe topi i edicionit 2022-2023 do të jetë modeli “Puma Orbita Seria”. Për të prezantuar modelin e ri, brendi “Global Sport” ka realizuar një fushatë me moton: “Top i ri, kulturë e re”, duke futur elementë nga kultura italiane, me protagonistë legjenda si Xhorxho Kielini dhe Xhanluixhi Bufon, të cilët kanë shkruar historinë e Serisë A. Gjithashtu pjesë e fushatës për prezantimin e topit të ri “Puma”, janë edhe Alesandro Bastoni, Emil Audero, Aleks Sandro, Olivier Zhiru, Milan Shkriniar dhe Davide Fratezi. Duke u ndalur te topi, modeli “Orbita Seria A”, karakterizohet nga një grafikë e inspiruar nga logoja e kategorisë më të lartë të futbollit italian dhe me tri ngjyrat e flamurit të shtetit fqinj. Ndërsa topi i ri konsiderohet si më i rrumbullakëti dhe më i shpejti në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49139 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE