Tensione në Detin e Kuq, rebelët Huthi gjuajnë me raketë drejt një luftanijeje amerikane!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tensione në Detin e Kuq, rebelët Huthi gjuajnë me raketë drejt një luftanijeje amerikane!

Rebelët e Jemenit, Huthi gjuajtën një raketë lundruese drejt një luftanijeje amerikane në Detin e Kuq, por avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara arritën ta shkatërrojnë. Sulmi është i pari që SHBA-të kanë pranuar se u krye nga rebelët Huthi që kur Uashingtoni dhe aleatët filluan goditjet ndaj tyre më 12 janar, për shkak të sulmeve në Detin e Kuq.

Huthit po kryejnë sulme në një korridor përmes të cilit kalojnë dërgesa të rëndësishme në Kanalin e Suezit për në Europë. Rebelët jemenas thonë se po veprojnë për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian, duke rritur kërcënimin se konflikti në Gaza mund të shndërrohet duke u zgjeruar në rajonal.

Huthit, një grup rebel shiit që ka mbështetjen e Iranit, kontrollon kryeqytetin jemenas prej vitit 2014. Ky grup nuk e pranoi menjëherë përgjegjësinë e sulmit.

Eshtë e paqartë nëse Amerika do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të fundit edhe pse presidenti amerikan Joe Biden ka thënë:

Nëse është e nevojshme, nuk do të hezitoj që të urdhëroj masa të tjera për të mbrojtur popullin tonë e për të çliruar kalimin e tregtisë ndërkombëtare.

Raketa e fundit e lëshuar nga Huthit u drejtua për nga luftanija USS Laboon, që operon në jug të Detit të Kuq, siç njoftoi përmes një deklarate Qendra Komanduese e Ushtrisë amerikane. Raketa u gjuajt nga Hodeida, qytet-port në Detin e Kuq e që është nën kontrollin e rebelëve jemenas, thanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raketa lundruese u lëshua drejt USS Laboon nga zonat në Jemen që kontrollohen nga militantët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani, deklaroi Qendra Komanduese.

Nuk raportohet për lëndime mes personelit apo dëme materiale.

Të premten, në ditën e parë të sulmeve ajrore të udhëhequra nga Amerika u sulmuan 28 lokacione dhe mbi 60 objektiva nga raketat dhe bombat e lëshuara nga avionët luftarakë, luftanijet e nëndetëset. Sulmet goditën depo të armëve, radarë e qendra komanduese, po sipas SHBA-ve.

Rebelët ende nuk kanë pranuar dëmin e shkaktuar nga sulmet, por kanë thënë se pesë nga luftëtarët e tyre u vranë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE