Mot i paqëndrueshëm, çadrat me vete!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mot i paqëndrueshëm, çadrat me vete!

Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me vranësira të shpeshta e kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore, ku ka vranësira e shira të dobët.

Pas mesditës, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin shqiptar duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore, si edhe reshje dëbore në zonat malore. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit pësuan një rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, ndërsa edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta deri në 15°C më e larta në shkallë vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 55 km/h me drejtim, kryesisht nga Jugu duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50302 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE