Kërcejnë aq shumë sa shembin dyshemenë, 35 të plagosur në dasmën e çiftit italian!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërcejnë aq shumë sa shembin dyshemenë, 35 të plagosur në dasmën e çiftit italian!

Një dasmë në Itali u kthye në një dramë të vërtetë pasi dyshemeja u shemb nën këmbët e nuses dhe dhëndrit që po kërcenin. Paolo Mugnaini dhe Valeria Ybarra menduan se do të bënin një dasmë përrallash. Megjithatë, pas orës 19:00, gjithçka u kthye në një makth.

200 të ftuar po kalonin shumë mirë në këtë event, kur nga kërcimi i furishëm i nuses dhe dhëndrit, dyshemeja u shemb papritmas. Ata që ishin në pistën e kërcimit ranë një kat më poshtë. Mes 35 të lënduarve ishin dhe nusja me dhëndrin që përfunduan në spital. “U frikësuam shumë”,-thanë çifti kur mbërritën në urgjencë, ndërsa natën e martesës e kaluan në spital.

Ndërkaq, babai i dhëndrit kujton se:

Isha në dhomë kur ndodhi katastrofa. Nuk pashë pjesën e dyshemesë që u shemb, pashë vetëm një vrimë të madhe. Dëgjoja britma, shihja njerëzit që binin dhe pas 2-3 minutash i gjeta në katin e poshtëm.

Një hetim pritet të përcaktojë se kush është fajtori për dramën që plagosi 35 persona.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE