Kinë, zbulohet një person me grupin e gjakut “P”!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kinë, zbulohet një person me grupin e gjakut “P”!

Në Kinë po qarkullon grupi më i ri i gjakut i cili njihet si “Gjaku i dinozaurit” ose “Gjaku Panda”. Ky grup gjaku P ndodhet në 0.4% të popullsisë së Kinës dhe shkencëtarët janë duke zbuluar si arriti deri te njeriu. Ky grup gjaku u konstatua rastësisht nga kontrollet rutinë të qytetarëve.

Nuk dihet pse shkencëtarët e kanë quajtur gjaku i dinozaurit ose i Pandës, ndoshta sepse Panda është kafshë kineze dhe dinozauri shumë i rrallë. Por në Kinë është një gjak i veçantë. Ka qenë një kontroll rutinë dhe është zbuluar te shumë persona që nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin në pjesë të ndryshme të Kinës.

Në këtë dhjetëvjeçar, ky është rasti i katërt. Sipas shkencëtarëve, është një grup gjaku i veçantë. Të gjitha këto raste janë duke u studiuar. Deri tani në Kinë janë zbuluar 10 lloje grupi gjaku dhe grupi i gjakut P është më i veçantë. Ndërkaq, duhet të dini se kur merrni grupin e gabuar të gjakut në trup nisin një seri reagimesh, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën e njeriut.

Simptomat si temperaturë, probleme me frymëmarrjen, ethe, presion i ulët i gjakut dhe dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit janë disa nga pasojat kryesore të marrjes së një grupi të gabuar të gjakut. Kjo ngatërresë është tepër e rrallë dhe ndodh vetëm një herë në 14 mijë raste të transfuzionit të gjakut.

Gjaku që do të përdoret për transfuzion si dhe gjaku i personit që do të marrë gjakun duhet të jenë i të njëjtit lloji dhe u nënshtrohen analizave të përshtatshmërisë, përpara se të kryhet transfuzioni. Ky proces minimizon refuzimin e transfuzionit, por edhe eliminon mundësinë që dhuruesi i gjakut mund të përmbajë antigjene që nuk përputhen me marrësin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50010 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE