Më në fund, Jasir Asani zbulon të dashurën e tij të re…

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jasir Asani drejt Spanjës, do ta shohim kundër Realit dhe Barcelonës…

Jasir Asani ishte padyshim zbulimi më i madh në këto ndeshje kualifikuese të Kombëtares tonë. Merita i takon padyshim trajnerit Sylvinho që vendosi ta ftojë sulmuesin në Kombëtare, pjesa tjetër është histori me golat e mrekullueshëm të Jasir Asanit. Viti 2023 do të mbetet i paharruar për Jasir Asanin, pasi realizoi ëndrrën e fëmijërisë, duke u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare, si dhe falë golave të tij spektakolar, kontribuoi në kualifikimin e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë.

Por duket se viti i shkuar i ka sjell fat futbollistit nga Shkupi edhe në sferën e dashurisë, pasi ka gjetur njeriun e zemrës. Është përfolur prej kohësh lidhja e re dashurore e Jasirit, por ai është mundur që t’ia ruajë identitetin të njeriut të zemrës, ku ka publikuar vetëm foto me shpinë. Por duket se Jasirit i ka dalë turpi dhe e ka “vrarë frikën” pas mesnate, ku më në fund ka dalë zbuluar me të dashurën e tij. Ai ka postuar pas mesnate në Instagram foton me të dashurën në shkallët e stadiumit duke ndjekur një ndeshje futbolli. Jasiri ka treguar romanticitetin e tij duke e shoqëruar foton me emoji zemrash.

Rikujtomë se futbollisti është me “valixhe në duar” dhe gati për ekipin e ri që do t’a rikthejë atë në Europë. Anësori që ishte një zbulim nga Silvinjo në edicionin kualifikues dhe shkëlqeu me Shqipërinë, mund të kalojë në kampionatin spanjoll. Siç u njoftua kohë më parë, Celta Vigo interesohet ende për Asanin. Klubi spanjoll e ka ndjekur që në fundin e muajit tetor, në kohën kur Asani shënonte disa perla për Kombëtaren. Në atë periudhë, klubi i tij, Guangiou kishte planifikuar rreth 1.5 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, por mesa duket, kjo shifër tashmë është rritur. Mësohet se menaxheri i Jasir Asanit është në bisedime me disa skuadra, por gjithashtu Celta Vigo është ende e interesuar për 28-vjeçarin

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE