Shpërthen granata në veri të Mitrovicës, plagosen dy persona!

vovalbania January 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthen granata në veri të Mitrovicës, plagosen dy persona!

Nga shpërthimi i një granate dore në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut janë plagosur dy persona.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spitalin në Mitrovicë të Veriut. Por, sipas tij ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, personi tjetër është plagosur lehtë.

“Nuk kemi arsye të besojmë se ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.

Nga Policia thanë se ngjarja ndodhi në orën 23:50 të 15 janarit, kur tre persona, të nacionalitetit serb – dy prej të cilëve u plagosën – dolën nga një lokal i njohur si “Bishevac” në Mitrovicë të Veriut dhe me të dalë një makinë u është afruar dhe u ka hedhur një granatë dore.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë makina që gjendeshin aty pranë, ndërkaq autoritetet e sigurisë thanë se po merren për zbardhjen e këtij rasti.

Edhe në të kaluarën në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – ka pasur incidente me mjete plasëse.

Njoftimi i policisë:

“VRASJE NË TENATIVË&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Mitrovicë Veri  15.01.2024, 23:45. Është raportuar se afër një kafeneje ka shpërthyer një granatë dore dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dy viktimat meshkuj kosovarë, ku të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, ka thënë Policia në raportin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49299 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE