Disa kohë më parë realizoi ëndrrën e saj për të humbur peshë, shuhet në moshën 35-vjeçare blogerja braziliane Mila De Jesus!

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa kohë më parë realizoi ëndrrën e saj për të humbur peshë, shuhet në moshën 35-vjeçare blogerja braziliane Mila De Jesus!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak blogerja me origjinë braziliane Mila De Jesus, e cila ishte martuar kohët e fundit dhe fitoi famë pas një ndryshimi të konsiderueshëm në peshë. E ndjera ishte vetëm 35-vjeçe. Ylli i Instagramit, i cili ka lindur në Brazil ndërroi jetë katër muaj pasi u martua me burrin e saj, George Kowszik. Ajo ka lënë pas katër fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Disa muaj më parë, blogerja njoftoi se vuante nga ‘psoriasis’, një sëmundje autoimune jo ngjitëse e lëkurës. “Ka tre muaj që jam duke u përballur me këtë gjendje, 80% e trupit tim është prekur”,-shkroi De Jesus në një postim në Instagram në tetor.

Gjashtë vjet më parë, e reja iu nënshtrua një operacioni për humbjen e peshës, të cilin e përkujtoi në një postim në Instagram. “Gjashtë vjet nga një vendim që ndryshoi jetën time në shumë mënyra. Në njërën anë Mila 22-vjeçare dhe nga ana tjetër Mila 35-vjeçare”.-shkroi ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49625 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE