Energjia e rinovueshme/ Shqipëria pas tre vendeve skandinave për burimet e pastra!

vovalbania January 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Energjia e rinovueshme/ Shqipëria pas tre vendeve skandinave për burimet e pastra!

Shqipëria ndodhet pas tre vendeve skandinave në Europë për konsumin e energjisë nga burimet e rinovueshme.

Norvegjia qëndron në krye me 76% ndjekur nga Suedia dhe Finlanda, ndërsa Shqipëria vjen pas treshes skandinave me 44% e gjithë totalit të energjisë së konsumuar nga burime të rinovueshme. Kjo është mbi mesataren europiane dhe mbi objektivin që BE ka vendosur për vitin 2030 për shtetet anëtare. E përditshmja italiane “Europe Today” e ka krahasuar shifrën me Italinë, duke dalë në konkluzionin se vendi fqinj ka mbetur në vendnumëro duke mos rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Por, ndërsa Shqipëria energjinë elektrike e ka tërësisht të varur nga uji dhe dielli, statistikat europiane matin edhe një aspekt tjetër

“Siç e kemi thënë prodhimi i energjisë elektrike në vend është 100% nga burime të rinovueshme. 44% është pjesa e konsumit total që ky prodhim zë në republikë ne Shqipërisë. Po nga çfarë bëhet konsumi total i energjisë? Ajo përbëhet nga tërësia e energjive që përdoren qoftë ajo elektrike, por edhe nga energjia që vjen nga përdorimi i hidrokarbureve. Rezultati prej 44% është i arritur bazuar në strategjinë kombëtare të energjisë dhe klimës dhe pjesë e qëllimeve të qeverisë”- shprehet Besjan Kadiu, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të energjisë në MIE.

Shqipëria gjithashtu ka njohur edhe rritjen më të fortë në rajon për vetë prodhuesit e energjisë sipas Komuniteti të Energjisë, ku përfshihen individët dhe bizneset që prodhojnë energji për konsum vetjak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE