Ardit Gjebrea krushqi me Sabianin, Joni dhe Keisi Medini drejt fejesës

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ardit Gjebrea krushqi me Sabianin, Joni dhe Keisi Medini drejt fejesës

Ardit Gjebrea mësohet se do të lidhë krushqi me Sabianin. Duket se Joni, djali i Arditit ka rënë në dashuri me Keisi Medinin, vajzën e Sabianit.

Mësohet se lidhja është intensifikuar dhe çifti i ka bërë gjërat familjare, ku mesa duket po mendon për një martesë.

Keisi, më shumë se këngëtare, u bë e njohur si banore e Big Brother Vip 2.

Përsa i përket Jon Gjebreas, edhe ky ka pasur disa lidhje që mund të konsiderohen serioze, por të pa fata.

Një ndër to ishte fejesa me vajzën e një biznesmeni shqiptar, lidhje kjo e cila përfundoi për arsye të paqarta. Joni ka pak kohë që është kthyer nga Amerika, ku jetonte.

Pritet që shumë shpejt çifti i ri të zyrtarizojë lidhjen në fejesë dhe Sabiani të lidhë krushqi me Ardit Gjebrean.

Burimi: /Pamfleti

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE