“Më ra me shpullë”/ Plas keq në BBV, Roza Lati akuzon Meri Shehun për dhunë, çfarë pritet të ndodhë me dy banoret (Video)

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më ra me shpullë”/ Plas keq në BBV, Roza Lati akuzon Meri Shehun për dhunë, çfarë pritet të ndodhë me dy banoret (Video)

Moderatorja Roza Lati ka treguar momentin e debatit të ashpër dhe me tone të larta që pati me një tjetër prej banorëve të shtëpisë, konkretisht me astrologen Meri Shehu.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Roza ka treguar se teksa ka debatuar me Merin, kjo e fundit e ka goditur me shuplakë, si dhe e ka kapur prej mjekrës.

“Moj më ra me shuplakë, më kapi tek mjekra dhe më ra”, i ka treguar Roza banorëve, ndërsa Rikja ka treguar se Meri nuk e ka pohuar një veprim të tillë, dhe se asaj i ka thënë që nuk e ka goditur Rozën.

“Realisht të preku? Ajo më tha jo. Unë të besoj”, u shpreh Rikja.

Roza: Ajo shuplaka motër nuk ishte…

Rikja: Realisht të preku? Ajo më tha jo. Unë të besoj.

Roza: Moj më ra me shuplakë, më kapi tek mjekra dhe më ra. Si mendoni ju tani, dua të di nga ju, duke e njohur, unë i rash vet gruas së huaj, papritur, padashje? Se na çuditët!

Juli: E kupton çfarë bëhet këtu apo jo.

Juli: Është 63, tek pesa, 63 është më i keqi, kur bëhen rëndë.

Roza: Kur unë të debatojë me Julin, ta shtyjë, ta ofendojë dhe Juli në një pikë ekstrem të ma fusi në shuplakë, unë ja kthej dhe faqen tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE