Plas keq, Meri i sulet Rozës: Nuk të lë qime në kokë(VIDEO)

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plas keq, Meri i sulet Rozës: Nuk të lë qime në kokë(VIDEO)

Pak ditë kanë kaluar nga fillimi i edicionit të ri të “BBV3” dhe debatet në shtëpi ndërmjet banorëve kanë filluar me tone të ashpra. Astrologia Meri Shehu dhe moderatorja Roza Lati janë përplasur me njëra-tjetrën para disa minutash. Debati ndërmjet banoreve ka nisur që ditën e djeshme për punët e pastrimit të shtëpisë. Ndërkaq sot ka qenë Meri ajo e cila e sulmuar Rozën me fjalë, duke përdorur një ton të lartë dhe një gjuhë aspak të përshtatshme.

Meri: Qepe gojën mos të të kap unë seriozisht se deri tani më je dukur kështu si xhonglere si njeri pa vlerë. Po të kapa unë seriozisht pastaj nuk do të ngelet qime në kokë. Qepe se po të kapa unë seriozisht dije se këtu nuk reziston as 24 orë. Jo këtu po as në Shqipëri.

Roza: Meri mbaji nervat zemra ime.

Meri: Me njerëz budallenj s’kam më nerva. Vendos ligji, vendos psikiatria, vendosin rregullat.

Roza:Është mungesë argumenti.

Pasi konflikti përfundoi, Roza ka shkuar të bisedojë me Ilnisën duke i shpjeguar situatën se si nisi debati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49288 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE