Ish-i e quajti mashtruese, reagon shoqja e Ledjonës: Ja si qëndron e vërteta!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-i e quajti mashtruese, reagon shoqja e Ledjonës: Ja si qëndron e vërteta!

Gazetarja Jonida Mukaj, mikja më e afërt e Ledjonës , ka zbuluar se si qëndron e vërteta e komentit të ish-bashkëshortit të banores së BBV meqënëse Ledjona nuk e mbron dot veten në mungesë informacioni.

Ajo tha se marrdhënia midis tyre ka përfunduar para më shumë se 10 vitesh dhe se gjërat që personi ka shkruar janë të pavërteta.

“Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën“, tha Mukaj.

Ish-partneri i Ledionës bëri një koment të papritur dy ditë më parë, pas deklarates se Lediones ne BBVA.

E pyetur nëse ‘e ka xhan babain e vajzës’, Ledjona u shpreh se ‘po’. Ajo tha se ka komunikim me të dhe kjo është e rëndësishme për të bijën e tyre.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar ish bashkëshorti i saj Jorgen . Ai e ka cilësuar të shtirur rrëfimin e Ledjonës duke u shprehur se ‘mashtron’ dhe se ai ‘nuk e di me kë e ka lënë vajzën’.

Madje Jorgeni është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh. ‘Të gjithë e dinë se çfarë babai jam unë dhe se ke hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time dhe përse nuk e tregon aty’?

Pas këtij komenti në Publikimin e Agjensisë Kombëtare NOA Jorgeni është ‘penduar’ dhe e ka fshirë pas pak postimin, bashkë me një tjetër koment.

“Mendim i drejte nga ana juaj se ajo zonja vertet e ka ne kujdestari femijen, por mos viktimizohet se e di shume mire ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka derguar ne shkolle etj. Ajo do fame por te mos perdori genjeshtrat e te perdori femijen sepse e njohin te gjithe personalitetin e secilit.” – shkruan ish-bashkëshorti i Ledjonës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48686 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE