Serie A intervistion Amir Rrahmanin, ja çfarë tha futbollisti i Napolit…

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E bujshme, Amir Rrahmani pranë transferimit te gjigandët e futbollit spanjoll!

Amir Rrahmani është kthyer në vitet e fundit në një nga emrat më të njohur të futbollit italian. I kthyer në një prej shtyllave të Napolit që fitoi titullin kampion, mbrojtësi kosovar ka marrë shumë vlerësime dhe është zgjedhur nga Seria A si një prej lojtarëve që duhej të prezantonte Superkupën e Italisë që luhet këto ditë në Arabinë Saudite. Me një video në rrjetet sociale, Rrahmanit i është bërë një intervistë e shkurtër, për të treguar diçka më shumë për veten.

Përshëndetje Amir, si je?

Mirë, faleminderit.

Si shkoi udhëtimi?

Udhëtimi ishte i gjatë por i këndshëm.

Hera e parë në Arabinë Saudite?

Po, hera e parë.

Çfarë kënge dëgjon para një ndeshje të madhe?

Ka këngë të ndryshme pasi mua më pëlqen muzika. Por një prej tyre është Trevis Skot.

Kush ishte idhulli yt kur ishe fëmijë?

Ishte Thierry Henry.

Çfarë sporti ndjek përveç futbollit?

Më pëlqejnë sportet. Ndjek basketbollin, tenisin dhe gjithashtu Formula 1.

Si e përshkruan veten me një fjalë?

Zbavitës.

Rikujtojmë se futbollisti ka qënë edhe në qëndër të mediave rozë pas lidhjes së tij me këngëtaren e njohur, Era Istrefi. Kanë qënë pikërisht ata të dy që e kanë konfirmuar lidhjen e tyre nëpërmjet postimeve të fotove të tyre në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48658 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE