Kolonjë, zjarri i ndezur për t’u ngrohur i merr jetën një 40-vjeçari!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kolonjë, zjarri i ndezur për t’u ngrohur i merr jetën një 40-vjeçari!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të vendit. Në fshatin Oseckë të Kolonjës, një person u gjet i djegur në një kasolle bagëtish.

Nga informacionet paraprake, mësohet se viktima është rreth 40 vjeç. Policia u njoftua nga vëllai i tij, i cili informoi se dje në mbrëmje ishin duke konsumuar alkool e më pas 40 vjeçari u largua për te kasollja.

Dyshohet se aty mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40 vjeçari është djegur brenda. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE