Piu kafen e nxehtë për 3 sekonda, gjermani hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Piu kafen e nxehtë për 3 sekonda, gjermani hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Një burrë gjerman theu rekordin botëror Guinness pasi konsumoi një filxhan kafe për 3.12 sekonda. Organizata për regjistrimin e rekordeve njoftoi se Felix von Meibom fitoi titullin për kohën më të shpejtë të pirjes së një filxhan kafeje teksa rekordi u thye në Frankfurt.

Siç raportohet, Von Meibom theu rekordin e Andre Ortolf të arritur në vitin 2021. Ndonëse kafja ishte e nxehtë dhe me avull, rekordmeni gjerman arriti që për pak sekonda ta pinte kafen. Rikujtojmë, se kompania “Biohazard Coffee”, me bazë në Nju-Jork, pretendon se ka bërë kafen më të fortë në botë.

Më saktësisht, ata bënë një kafe që ka 928 mg kafeinë për filxhan 350 ml, që është dyfishi i dozës së rekomanduar të kafeinës për një të rritur, por edhe shumë më tepër se shumica e pijeve energjike në tregun botëror. Rekomandimi i ekspertëve mjekësorë është që të rriturit lejohen të pinë deri në 400 mg kafeinë në ditë, e cila, në varësi të llojit të kafesë që pini, mund të jetë diku nga dy deri në dhjetë filxhanë kafeje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE