Simone Inzaghi i ”mbyll derën” Brojës? Ja çfarë tha trajneri i Interit në lidhje me merkaton…

vovalbania January 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armando Broja drejt largimit nga Chelsea, shkak shoku i Cristiano Ronaldos në kombëtaren portugeze!

Në ditët e fundit, është përfolur shumë nëpër media për një transferim të Armando Brojës në ekipin e Interit. Nga podiumi i “FIFA The Best”, te Superkupa e Italisë. Simone Inzaghi përpara sfidës me Lazion iu përgjigj interesimit të mediave në lidhje me disa teme konkrete, nga objektivat e zikaltërve te merkato, ndërsa nuk ngurojë t’i përgjigjej edhe Allegrit në lidhje me batutën e këtij të fundit. Nga ana tjetër ai dha një deklaratë që ndoshta e hedh poshtë mundësin e kalimit të Brojës tek zikaltërit. Në konferencën për shtyp, Inzaghi reagoj edhe në lidhje me deklaratën e bërë nga trajneri i Juves, Maks Allegri, i cili e konsideronte garën me Interit si loja hajduti dhe polici. Inzaghi u shpreh duke thënë:

Është trofeu i parë sezonal, dëshirojmë ta fitojmë për herë të tretë radhazi, por janë edhe ekipe të tjera që kanë të njëjtat ambicie, ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirë. Merakto? Për këtë po mendojnë drejtuesit, por sa i përket sulmit, jam shumë i kënaqur me sulmuesit që kam në dispozicion, më të katër ata, na kanë dhënë shumë kënaqësi. E dëgjova batutën e Allegrit, por mendoj se ishte një deklaratë normale në botën e futbollit. Jam këtu prej vitesh, e njoh Allegrin. Sigurisht që është një duel i bukur ndërmjet Interit dhe Juves, por të mos harrojmë as Milanin, ata janë pas nesh me pak pikë diferencë.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE