Humbi në derbin e Madridit, Carlo Ancelotti tregon arsyen e humbjes…

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Humbi në derbin e Madridit, Carlo Ancelotti tregon arsyen e humbjes…

Era ka ndryshuar drejtim në Spanjë dhe ajo po fryn nga Madridi. Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Barcelona ishte zot në “El Clasico”. Faza më e shkëlqyer në historinë e klubit katalanas u pasqyrua në rezultatet ndaj Realit, i cili mundi të fitonte vetëm 10 nga 39 ndeshje. Por duke filluar nga viti 2020, skuadra e bardhë ka gjetur formulën të ndryshojë rolet duke u kthyer nga e ndjekëse në e ndjekur. I tillë ka qenë revolucioni për Realin e Madridit që mund të mburret se ka arritur serinë më të mirë të rezultateve (fitoreve) kundër Barcelonës në pothuajse 60 vjet. Carlo Ancelotti është padyshim një figurë e rëndësishme në këto suksese të klubit madrilen.

Nga ana tjetër, Reali u mposht mbrëmjen e djeshme nga Los Colchoneros duke u eleminuar nga Kupa e Mbretit. Los Blancos kanë luajtur tashmë pesë ndeshje këtë muaj, me Almerian e planifikuar për 21 janar. Pas kësaj, Real Madridi do të ketë një javë pushim.Carlo Ancelotti pranoi se lodhja ishte faktori kyç që Real Madridi pësoi humbjen 4-2  ndaj Atletico Madridit. Në intervistën pas ndeshjes ai u shpreh duke thënë:

Askush nuk e meritonte të humbiste. Kishte disa gabime sikur të nxënësve të shkollës dhe ky ishte çelësi”, citohet fillimisht Ancelotti nga faqja zyrtare e klubit. Ne ishim në disavantazh kundër Atlcticos sepse ata kishin një javë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe fizikisht ata kishin pak më shumë energji. Por, ne konkurruam deri në minutën e 120-të dhe nuk dukej sikur ishim të lodhur. Tani kemi dy javë për të punuar mirë dhe për të përmirësuar gjendjen tonë fizike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE