Luizi asnjë fjalë me Oltën në skenën e “DWTS”, si reagoi aktorja

vovalbania October 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi asnjë fjalë me Oltën në skenën e “DWTS”, si reagoi aktorja

Spektakli i ‘Dancing With The Stars’ ka nisur mbrëmjen e djeshme me performanca ‘elektrizuese’ dhe plot surpriza. Konkurrentët kanë përjetuar emocionet e para, ndërsa nuk kanë munguar as kritikat. Ashtu siç ishte paralajmëruar, një nga surprizat ishte edhe performanca e Luizit, por jo si konkurrent. Ai ka kënduar për herë të parë vijën melodike ‘Pa ty’ të filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ ku ai ka rol protagonist.

Bora dhe Eno më ketë rast, ftoi në skenë disa nga aktorët e ‘kastit’ që janë pjesë e ‘DWTS’ por në rolë të ndryshme. E këtu flasim për Oltën, e cila është vendosur në rolin e jurisë, Eni Shehu konkurrent dhe Luizi si surpriza e mbrëmjes.

Ajo që vumë re ishte ‘indirefenca’ e Luizit dhe Oltës teksa u shfaqën në skenë dhe u pyetën për eksperiencën e tyre në film.

Luizi fillimisht nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që ‘theu akullin’ duke komentuar vijën melodike e gjithashtu duke përgëzuar Luizin për performimin e këngës.

Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës e ka ‘zanafillën’ që nga sheshi i xhirimit ku përflitet se ka patur përplasje të forta.

Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE