Izraeli “ndahet” me Amerikën për krijimin e një shteti palestinez!

vovalbania January 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli “ndahet” me Amerikën për krijimin e një shteti palestinez!

Kryeministri Benjamin Netanyahu refuzoi thirrjet e Shteteve të Bashkuara që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës së tij ushtarake në Rripin e Gazës ose të ndërmarrë hapa drejt krijimit të një shteti palestinez pasi të mbarojë lufta. Ky refuzim shkaktoi kritika nga Shtëpia e Bardhë. Tensionet reflektuan një përçarje të madhe mes dy aleatëve lidhur me madhësinë e luftës së Izraelit dhe planet e tij për të ardhmen e territorit të rrethuar. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby:

Ne sigurisht e shohim këtë ndryshe!

Deklarata e Netanyahut erdhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Izraeli nuk mund të ketë asnjëherë “siguri të mirëfilltë” pa një rrugë drejt pavarësisë palestineze. Më herët gjatë kësaj jave, Shtëpia e Bardhë shtoi se “është koha e duhur” që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës shkatërruese në Gaza.

Në një konferencë për media, Netanyahu shprehu një qëndrim të ndryshëm nga Uashingtoni. Ai deklaroi se Izraeli nuk do të ndalë ofensivën derisa të përmbushë qëllimet për të shkatërruar Hamasin. Po ashtu, hodhi poshtë pretendimet në rritje nga kritikët izraelitë se këto qëllime nuk janë të arritshme, duke u zotuar se do të shtyjë përpara ofensivën për muaj të tërë.

Ne nuk do të pajtohemi me gjë tjetër përveç fitores absolute!

Lufta ka rritur tensionet në mbarë rajonin, duke kërcënuar nxitjen e konflikteve të tjera. Kostoja e madhe e saj ka çuar në intensifikimin e thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që Izraeli të ndalë ofensivën. Aleatja kryesore e Izraelit, Amerika, po shpreh mospajtime dhe i bëri thirrje Netanyahut që të tregojë vizionin e tij për Gazën e pasluftës. SHBA-të kanë bërë thirrje edhe për ndërmarrjen e hapave drejt krijimit të një shteti palestinez.

Netanyahu kundërshton zgjidhjen me dy shtete. Ai thotë se “një shtet palestinez do të bëhej vend për nisjen e sulmeve ndaj Izraelit”.

Izraeli duhet të ketë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan. Kjo bie ndesh me idenë e sovraniteti. Çfarë mund të bëjmë ne? Këtë të vërtetë ua them miqve tanë amerikanë dhe kam frenuar përpjekjen për të na detyruar në një realitet që do të rrezikonte shtetin e Izraelit.

Deklaratat e tij nxitën reagimin e menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë. Kirby theksoi se presidenti amerikan, Joe Biden, nuk “do të ndalojë së punuar” drejt zgjidhjes me dy shtete.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE