Krijohet çifti i parë në “BBV3”? Gabriele e shpreh hapur pëlqimin për banoren!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krijohet çifti i parë në “BBV3”? Gabriele e shpreh hapur pëlqimin për banoren!

Mbrëmjen e së shtunës në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Deri më tani janë aluduar disa banorë se mund të krijojnë lidhje brenda shtëpisë dhe flirtet dhe shenjat e parë tashmë janë vënë në dukje. Një flirt mes Gabriele dhe Sarës ka ndodhur së fundi, të paktën kështu ka deklaruar Gabriele gjatë një bisede me Eglën, ku kjo e fundit ka qenë shumë dakord me këtë pëlqim.

Gabriele: Hera e parë që po rrija me..

Egla: Ishte xheloze… Ta ka hedhur grepin? Sara më pëlqen

Gabriele: Del një gjë kështu pastaj fillojnë tjerat vet.

Egla: Ftoje në një date

Gabriele: Kemi dalë…

Egla: Keni dalë?  Mirë mirë. Si janë këto çupat e sotme. Mirë mirë Sara na pëlqen, e aprovoj. Sara di me zgjedh Sara. Çunin më të mirë të shtëpisë.

Së fundmi Gazi dhe Roza kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe sipas mendimit të Gazit me aq detaje sa ka parë, çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. Mesa duket Gazi duket se e ka studiuar mirë situatën dhe ndoshta mund të ketë të drejtë. Të shtrirë afër njëri-tjetrit Meritoni dhe Ilnisa shkëmbejnë puthje në faqe dhe Ilnisa shprehet se dëshiton të iki nga sytë e të gjithëve përveç tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE