Shi gjatë gjithë ditës, mos harroni çadrat!

vovalbania January 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shi gjatë gjithë ditës, mos harroni çadrat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme  atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë. shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët e kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave. Në periudha afatshkurtra, reshjet përgjatë Ultësirës Perëndimore do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.

Në relievet malore në verilindje, në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje, në lartësitë mbi 500 metër ka reshje dëbore me intensitet të ulët e mesatar. Në periudha afatshkurtra, reshjet e dëborës janë me intensitet të lartë në formën e stuhive dhe shtrëngatave të dëborës. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut e të dëborës.

Era fryn intensive, me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era bëhet tepër intensive e problematike, si dhe me shpejtësi 16-24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
7/10
Re shi

Kukës
-1/5
Re borë

Lezhë
9/11
Re shi

Dibër
-2/4
Re borë

Durrës
8/16
Re shi

Tiranë
10/16
Re shi

Elbasan
7/15
Re shi

Berat
9/19
Re shi

Vlorë
8/17
Re shi

Korçë
0/6
Re borë

Gjirokastër
8/16
Re shi

Sarandë
10/17
Re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE