Borë dhe ngrica, hidhet kripë në akset problematike!

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Borë dhe ngrica, hidhet kripë në akset problematike!

Policia e Shtetit njoftoi se po hidhët kripë në të gjitha akset rrugore, që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave.

Uniformat blu janë të shpërndarë në të gjitha akset rrugore të cilat janë të kalueshme.

Ata i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Nëse keni probleme ose vështirësi në akset rrugore mund të kontaktoni në numrin pa pagesë 112.

Gjithashtu, drejtuesve të makinave u bëhet thirrje që në akset e caktuara të përdorin zinxhirë për të qarkulluar. Ndërsa, në terren, firmat kontraktore po hedhin kripë në të gjitha akset rrugore me qëllim që mos të krijohen ngrica dhe akuj për shkak të rënies së temperaturave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE