Roza Lati kopjoi Luizin, Romeo i kthehet keq: “Iu kujtua ‘Big Brother VIP 2”

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roza Lati kopjoi Luizin, Romeo i kthehet keq: “Iu kujtua ‘Big Brother VIP 2”

Një nga momentet që u diskutua gjatë spektaklit të së shtunës në “Big brother vip” ishte përplasja e fortë mes Meri Shehut dhe Roza Latit.

Pas përfundimit të diskutimit, kjo e fundit u ngrit në këmbë dhe u doli përballë gjithë banorëve duke thënë se donte t’i shihte në sy të gjithë ata që i dolën kundër.

Mirëpo ky moment u komentua dhe u krahasua jo pak me atë të Luizit gjatë sezonit të shkuar të BBV, ku këngëtari iu doli përballë banorëve pasi i shpëtoi nominimit ndërkohë që të gjithë kërkuan largimin e tij nga shtëpia.

Këtë veprim e ka komentuar në moment edhe Romeo, i cili u shpreh: “E di pse doli? Ja ta them unë fiks. Se i kujtohet Big-u vjet, doli në këmbë kjo u ngrit këtu se i dolëm kundra ne. Hajde zemra rri aty tani edhe qepe”

Kjo video është postuar në vetë profilin e Romeos, të cilin e ka në patronazh Donaldi.

https://www.instagram.com/reel/C2XTCQYsam78GBzlpJmNT7yp9ISdZIQkI_FRCc0/?igsh=cjBjeTdiNmdiNXR6

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49618 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE